Aplikacion
Të trondituar nga vrasja e djalit të tyre, familjarët e vogëlushit të ndjerë po tentojnë të futen brenda burgut të Vlorës, ndërsa nuk mungojnë edhe përplasjet me policinë.
Ata kërkojnë që Klodian Çalamani të mos mbahet në burg, por të dënohet me varje.
“Duam drejtësi, të varët krimineli. Të na përgjigjet krimineli se pse e vrau”, dëgjohen të thonë ata.
Para ambienteve të burgut, për të mbajtur nën kontroll situatën, kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja”. Vrasja e vogëlushit ka tronditur opinionin publik, ndërsa qytetarët po firmosin masivisht edhe një peticion, ku kërkohet dënim me vdekje për autorin e krimit.