zoom

Aktualitet

“Tempulli 2” në Tiranë, kryepolici Vocaj flet për detajet: U ekzekutuan 68 masa arresti dhe…

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, dha sot detaje dhe shifra për megaoperacionin kombëtar “Tempulli 2”, që u shtri në gjithë Shqipërinë, ku janë arrestuar ose proceduar 273 shtetas.

Po ashtu janë goditur anëtarë të 7 grupeve kriminale.

Vocaj u shpreh se janë nxjerrë 89 masa ‘arrest me burg’ dhe 1 urdhër ndalimi, ndërsa bën me dije se janë ekzekutuar 68 prej tyre.

Ndër të tjera drejtori i Policisë Tiranë tha se po vijojnë kërkimet për 23 shtetas të tjerë.

“Ky megaoperacion është vazhdim i  operacionit “Tempulli 1”. Në shtator të vitit të kaluar Policia e Shtetit ka ideuar operacionin ‘Tempulli 2’.

Për mbarëvajtjen e këtij operacioni, Policia e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, janë nxjerrë 89 masa ‘arrest me burg’, një urdhër ndalimi.

Në fazën finale të operacionit kanë ekzekutuar 68 nga këto masa. Gjithashtu për 23 shtetas të tjerë jemi duke vazhduar kërkimet.

Kemi pritshmëri që numri i të arrestuarve të rritet dhe në orët në vijim”, u shpreh Vocaj. /ZOOM.AL/