zoom

Aktualitet

Temperatura mbytëse- Vapa përvëluese, metorologia paralajmëron: Nga nesër…

Temperatura mbytëse- Vapa përvëluese, metorologia paralajmëron: Nga nesër…

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikim Shqipërinë, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit.

Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, e ftuar në studion e “Dita Jonë”, ka bërë të ditur se temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, duke paralajmëruar ditë me vapë ekstreme.

“Presim që sot të jetë 39 gradë temperatura, nesër 40”, tha Porja.

Sipas saj, zonat ku pritet të regjistrohen temperaturat më të larta janë Shkodra, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra.

“40 gradë në Shkodër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Tirana, Durrësi dhe Fieri pritet që të qëndrojnë te 39 gradët. Më pas, e premtja nis të freskohet gradualisht. Presim që në zona të caktuara, temperatura minimale të jetë 28-29 gradë”, u shpreh meteorologia.

Porja theksoi se temperaturat e larta gjatë natës e bëjnë më të vështirë përballimin e vapës.

“Diferenca vetëm 10 gradë mes temperaturës minimale dhe asaj maksimale është mbytëse. Nuk arrin trupi të çlodhet të paktën në një interval prej 1 ore. Temperaturat minimale do të normalizohen vetëm pas ditës së dielë”, tha ajo.

Meteorologia paralajmëroi gjithashtu se pas një uljeje të përkohshme të temperaturave, një tjetër valë e nxehti pritet të prekë vendin.

“Nga e marta dhe në vijim ulen temperaturat. Nga sot deri të premten presim edhe 41 gradë Celsius. Ndërsa nga e marta maksimalja do të jetë 35-36. Ndërkohë, në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit presim një tjetër valë të nxehti në territorin shqiptar”, deklaroi Tanja Porja.

Postime të lidhura