zoom

Slider

Televizor dhe telefon brenda Big Brother-it? 2 video komprometuese që po bëjnë lëmsh ndjekësit

Të shumta janë teoritë rreth reality show-t “Big Brother”.  Së fundmi, një nga temat më të diskutuara mbetet dyshimi se brenda shtëpisë mund të ketë televizor dhe telefon.

Në rrjet po qarkullojnë disa video kompromentuese që në fakt kanë bërë lëmsh ndjekësit.

Në njërën prej tyre, ndërsa janë të ulur në oborr, njëri prej banorëve, Eni thotë se ora është 1, pasi ka parë që ka filluar emisioni “Big Brother Fun Club”. Ndërsa një tjetër banore, Kejvina Kthella e kap prej krahu dhe i bën me gjeste për t’i thënë që të mos flasë më tej.

@zoom.al_news #meluizin #luizejlli #fyp #bigbrothervipalbania ♬ original sound – zoom.al

Një tjetër video që po bën bujë, është momenti kur banorja Diola Dosti, pas tërmetit, thotë se duhet të marrë vajzat në telefon, pasi mund të jenë trembur.

@ari.ks.02 #viral#shqipriaime🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 ♬ original sound – ARI.KS🇽🇰