Aplikacion
Telefonata e kryeministrit Edi Rama, me drejtuesin e rrjetit publik italian RAI, ka sjellë reagimin e Komisionit parlamentar të medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t. Komisioni e quan këtë telefonatë të Ramës, një ndërhyrje të papranueshme dhe flagrante në lirinë e medias.
Për kryetaren e Komisionit Mbikëqyrës të Rai-t, Barbara Floridia, “është paradoksale që një shef i huaj qeverie ndërhyn drejtpërdrejt tek një menaxher i shërbimit publik pasi është përmendur në një investigim gazetaresk. Edhe nëse kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të besonte se ai ishte dëmtuar në një farë mënyre nga investigimi i ‘Report’, kjo nuk mund të justifikojë në asnjë mënyrë ndërhyrjen e tij të drejtpërdrejtë te Rai”.
“Shpresoj që të ketë një konsensus të gjerë të të gjitha forcave politike në luftën kundër ndërhyrjeve të jashtme në informacion në mënyrë që të mbrohet pavarësia e medias”, shtoi ajo.
Akoma më të ashpër ishin tre anëtarë të këtij komisioni, Dario Carotenuto, Dolores Bevilacqua dhe Anna Laura Orrico. Ende në Shqipëri nuk ka pasur reagime nga Komisioni i Medias për sjelljen e kryeministrit, teksa prej tre ditësh ka dalë në mbrojtje të sekretarit të tij Engjëll Agaçi, të cilin “Rai 3” e cilëson si “kumbarin” e marrëveshjes së errët të emigrantëve. /ZOOM.AL/