zoom

Aktualitet

Telashe e kërcënime! Kush është biznesmeni i lojërave të fatit Ardit Kraja, rivali i Vis Martinajt

Biznesmeni i lojërave të fatit dhe rivali i Ervis Martinajt, Ardit Kraja është arrestuar ditën e djeshme në Kosovë. Ardit Kraja rezulton pronar e ortak në shumë firma dhe është në “telashe” me ligjin si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Bashkëjetuesi i Ilda Bejlerit ka shumë armiq në biznes, ndërsa konsiderohet si rivali i “mbretit” të lojërave të fatit të zhdukur Ervis Martinaj.

Në “luftën” për kontroll të territorit në biznesin e lojërave të fatit në Shqipëri, Ardit Kraja u kërcënua nga Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se 1 viti. Pretendohet se Ardit Kraja u detyrua të fshihej për rreth një muaj nga frika për një kanosje të mundshme, që i solli humbjen e pothuajse të gjitha pikave të basteve në Shkodër, nga ku e ka origjinën dhe biznesmeni.

Ardit Kraja rezulton se ka në pronësi ose është ortak në të paktën 7 biznese në vendin tonë, raporton Insajderi.

Arrestimi i biznesmenit të lojërave të fatit:

Ish-pronari i “Superbast” është vënë në pranga në një nga pikat kufitare të Kosovës, pasi ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga dy gjykata në Kosovë me akuzën e krijimit të skemave piramidale dhe lojëra fati të paligjshme.

49-vjeçari raportohet se është ndaluar të mërkurën në pikën kufitare të Vërmicës, ndërsa arrestet ndaj tij janë lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe ajo në Mitrovicë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, gjykata ka urdhëruar që biznesmeni shkodran fillimisht të intervistohet nga Prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të ndalohet për 48 orë.

Kraja dyshohet se investonte të hapjen e pikave të basteve në Kosovë, duke u dhënë programin, linkun dhe kodet e operimit personave të ndryshëm, madje edhe duke investuar në bizneset e tyre. Sipas hetimeve, Kraja merrte 60% të fitimit nga bastet që vendoseshin.

Ardit Kraja njihet si biznesmen i fuqishëm në Shqipëri, me të paktën 10 kompani që operojnë në fusha të ndryshme si edhe në ndërtim. Ndërsa gjatë kohës që lojërat e fatit ishin të ligjshme, ai kishte një prej kompanive më të mëdha të basteve në vend.

Ardit Kraja njihet edhe si bashkëjetuesi i Ilda Bejlerit. Çifti ka një vajzë nga lidhja e tyre.

Vite më parë në media është raportuar gjerësisht se Kraja ishte kërcënuar nga Ervis Martinaj, të cilin e kishte rival në biznesin e lojërave të fatit.

Kur Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër punëtorëve të bixhozit në Kosovë Skerdi Feros, Sokol Stafajt, Alban Petit, Lulzim Paqaradës, Fidan Hoxhës, Gasper Kaçinarit, Jozef Gjinit, Fisnik Sadrijat, Flakron Kurteshit e Rrezarta Miftarajt, i kishte përshkruar si të angazhuar të Ardit Krajës.

“…të akuzuarit në këtë rast dikur kanë punuar për bastoret e shtetasit të Shqipërisë, Ardit Kraja, dhe pas muajit prill 2019 kur në Kosovë bixhozi “thjeshtë kanë vazhduar me aktivitete e njëjta”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Pasuria dhe firmat

Ardit Kraja, në kohën kur lojërat e fatit ishin ende të ligjshme, konsiderohej se ishte biznesmeni më i suksesshëm i basteve në Republikën e Shqipërisë me kompaninë e tij “Fair play bast”.

Por me fryrjen në para të Krajës, lakmia e kundërshtarëve të tjerë të lojërave të fatit u rrit, për kontroll dhe pushtet në zonat e tyre, e kryesisht atë të Shkodrës nga ku e ka origjinën dhe biznesmeni.

Vite më parë në luftën për kontroll dhe territorit sa i përket lojërave të fatit, siç raportojnë mediat shqiptare.  biznesmeni Kraja u kërcënua nga Ervis Martinaj, dhe pretendohet se u detyrua të fshihej për rreth një muaj nga frika për një kanosje të mundshme, që i solli humbjen e pothuajse të gjitha pikave të basteve në qytetin verior, Shkodrën.

36-vjeçar kur u zhduk, dhe u raportua madje edhe i vrarë, Ervis Martinaj ishte njëri nga emrat e njohur të botës së krimit në Tiranë, dhe jo vetëm. Emri i tij është lakuar shpesh pas vitit 2013. Ai u denoncua për kanosje nga një komandant i forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit në Tiranë. Pas denoncimit, ai u shpall në kërkim.

Kanosja është bërë pas aksionit “Fundi i Marrëzisë”, ku Ervis Martinajt iu sekuestruan 400 makineri lojërash fati, të cilat sapo i kishte blerë dhe disa automjete luksoze. Në atë kohë, mediat shkruanin se Martinaj i kishte blerë makineritë nga konkurrenti i tij, Ervis Doçi.

Doçi përflitej si njeri i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe dyshohet se ishte vënë në dijeni para nisjes së operacionit “Fundi i Marrëzisë”, duke i shitur makineritë e lojërave të fatit tek Ervis Martinaj.

Derisa Ervis Martinaj po ndiqej nga organet e rendit, rivali i tij tjetër, Ardit Kraja, tash në pranga të Policisë kosovare, sipas asaj që raportohej si fshehja dhe “dorëzimi” i Shkodrën, me mbylljen e pazareve, u kthye serish në tregun e lojërave të fatit dhe basteve sportive, por qeveria me një projektligj i mbylli ato në janar të vitit 2019.

Prej asaj kohe të gjithë ata që posedonin pika bastesh, ca prej tyre në lidhje me grupe kriminale, hapën llogari online në të zezë për të vazhduar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm, raportojnë mediat shqiptare.

Ata, sipas raportimeve, kishin gjetur metoda për të vjedhur përdoruesit e këtyre lojërave dhe duke shumëfishuar fitimet kësaj here, pasi nuk paguajnë asnjë taksë dhe nuk deklarojnë asnjë të ardhur për burimet financiare.

Por, ky biznesmen nuk është vetëm në lojërat e fatit.  Nga regjistri publik i bizneseve në Shqipëri del që shtatë firma.

Ai ka pronësi, ose është ortak në “Fair play Bast” “S.A.R ndertim sh.p.k”, “A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP”, “Tirana Capital Invest”, “”TRADE-INVEST”, “Future Enterprises and Investments”, dhe “Abi 2023 Shpk”.

Kur në vitin 2020 u raportua sekuestrimin e 400 mijë dollarëve nga SPAK  që rezultonin në emër të Aleksandër Gavoçit, u përmend edhe emri i Ardit Krajës.

Dosja.al raportonte se Gavoçi në një prej kompanive të tij, “S.A.R Ndërtim”, “e cila aktualisht është me status të pezulluar”, ka qenë ortak me Ardit Krajën, një biznesmen nga Shkodra dhe që të dy kanë nga 50% të aksioneve në kompaninë në fjalë.

“Emri i Ardit Krajës figuron në 10 kompani, mes tyre edhe “S.A.R Ndërtim”, ku dyshohet se pastroheshin paratë bashkë me Gavoçin”, thuhej në këtë raportim.

Kompanitë aktive atë kohë ishin pesë, “TRADE-INVEST”, që operon në fushën e import-export, shitja me shumicë dhe pakicë e të gjitha llojeve të pjesëve të këmbimit, gomave të automjeteve dhe të mjeteve bujqësore, baterive, etj; A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP SH.P.K, e cila operon në fushën e tregtimit të të gjitha llojeve të mallrave, materialeve, automjeteve me goma dhe zinxhirë të tipeve të ndryshme, makinerive, pajisjeve dhe impianteve të ndryshme të karakterit publik, industrial, bujqësor, tregtar, kulturor, sportiv, të shërbimeve, pjesë kembimi, goma te ndryshme, bated automjetesh etj; AKEEL, e cila operon në fushën e ndërtimit të llojeve të ndryshme, përfshirë rrugë, kanalizime, etj dhe montim makinerish, etj; Tirana Capital Invest që ofron realizim të punimeve te ndertimit te çdo lloji, ndertime civile dhe ekonomike, ndertime rrugesh, kanalesh, ura, ujesjellsa, rikonstruksion godinash dhe Future Enterprises and Investments që merr përsipër dhe harton projekte e ndryshme, ndërtimore të fushave të ndryshme dhe të realizimit në përgjithësi.

Mes kompanive të cilat ishin pezulluar, përveçse është ajo ku dyshohet se pastrohen paratë, ndodhet edhe një kompani e lojërave të fatit, “Fair play Bast”, një nga më të mëdhatë, në kohën që në Shqipëri lejohej veprimtaria e lojërave të fatit.

Ardit Kraja ishte edhe mes të arrestuarve në operacionin aksionin kundër lojërave të fatit, në muajin shkurt të vitit 2020.

Si u pasuruan “punëtorët” e Ardit Krajës në Kosovë?

Policia e Kosovës kishte marrë një informacion se një grup njerëzish qInsajderi për javë të tëra po takoheshin bashkë në një zyrë në Prishtinë. Në fillim hetuesit nuk e kishin të qartë se për çfarë po takoheshin grupi, duke nisur një hetim.

Mëngjesin e 24 marsit të vitit 2021 ata morën lejen, dhënë vetëm gojarisht, nga një gjykatës i procedurës paraprake që të hynin në këtë pronë.

Hetimi pastaj do të zbulonte që qëllimi i takimeve të tyre ishte koordinimi i bixhozit ilegal që kishte filluar të lulëzonte fill pasi që në Republikën e Kosovës u bë çdo formë bixhozi e ndaluar.

Atë ditë, pranga do t’iu viheshin Skerdi Feros, Sokol Stafajt, Alban Petit, Lulzim Paqaradës, Fidan Hoxhës, Gasper Kaçinarit, Jozef Gjinit, Fisnik Sadrijat, Flakron Kurteshit e Rrezarta Miftarajt.

Dosja e Prokurorisë zbulon se grup për një periudhë relativisht të shkurtër më pak se tremujore, nga janari e deri te gjysma e marsit 2021 kishin qarkulluar aq shumë para me bixhoz ilegal sa shifrat janë milionëshe.

“…vetëm për janar, shkurt dhe 15 ditë të muajit mars të vitit 2021, humbja e shkaktuar shoqërisë kosovare nga kjo vepër penale kapin shumen prej 5,668,584.08 €, ndërsa fitimi i organizatoreve ka qenë 947,724.65 €”, kështu e përshkruan Prokurorja e rastit, Merita Bina-Rogova këtë grup, raporton Insajderi.

Grupi, sipas Prokurorisë kishte role e detyra të ndara goxha kjartë në hierarki. Dikush në regjione brenda Republikës së Kosovës, e dikush koordinim me Republikën e Shqipërisë.

I pandehuri Sokol Stafa, sipas Prokurorisë ka punuar si koordinator i lojërave të fatit Kosove – Shqiperi. Gaspër Kaçinari si drejtor në këtë grup. Rrzarta Miftaraj si arkëtare. I pandehuri Skerdi Fero si menaxher kryesor, ndërsa të pandehurit Alban Peti, Lulzim Paqarada, Fidan Hoxha, Fisnik Sadija, Jozef Gjini, Flakron Kurteshi, Dardan Arifi, Boban Stevanoviq e Taulant Palushi kishin rolet e menaxherëve regjional brenda organizatës që po merrje me bixhoz ilegal, shkruan Gazeta Insajderi.

Edhe pse pas hetimeve Prokuroria nuk e ndjek më pistën e hetimit “krim i organizuar”, në aktakuzë konstaton se të akuzuarit në këtë rast dikur kanë punuar për bastoret e shtetasit të Shqipërisë, Ardit Kraja, dhe pas muajit prill 2019 kur në Kosovë bixhozi “thjeshtë kanë vazhduar me aktivitete e njëjta”, konstaton Prokuroria.

“Me rastin e kontrollit në lokalet e bastores, në Prishtinë, rruga “Venet Bajrami” me dt. 24.03.2021 janë sekuestruar shume pajisje elektronike, telefonat, kompjuterët, si dhe incizimet e kamerave të sigurisë në atë banesë e cila është përdorur si zyrë për këtë grup kriminal”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria thotë se i lidh të akuzuarit me vet incizimet e tyre në banesën që po e përdoronin si zyrë të bastores ilegale.

Në rastin konkret, të pandehurit e kanë kryer formën kualifikuese të veprës penale për të cilën akuzohem, pra bixhozin ilegal, thuhet në aktakuzë dhe bëhet edhe një herë me dije se sipas llogaritjeve të këtij inistitucioni “në më pak se 3 muaj, shoqërisë kosovare i është shkaktuar demi shumë më i madh se 25.000 €, me saktësisht shuma prej 5,668,584.08 €, ndërsa fitimi i organizatoreve ka qenë 947,724.65 €”.