zoom

Të gjitha

“Mos ma kurse shikimin tënd…”/ Shqipe Hysenaj surprizohet nga një djalë misterioz

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, është surprizuar një ditë më parë nga një djalë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa ishte në studion e “E Diell”, ajo mori një pako në të cilën ndodhej një dhuratë mjaft e veçantë.

Djali misterioz i kishte blerë dy yje në qiell dhe i kishte shkruar një pusullë, në të cilën i shkruante:

“Shqipe thonë se errësira është mungesa e dritës por yjet i japin dritë errësirës ashtu si sytë e tu. Prandaj mos ma kurse shikimin tënd, pasuria që ke ti brenda vetes është më e madhe se pasuria që ndjekin të pavërtetët.

Shembulli më i mirë i shoqërisë është njeriu i drejtë dhe i vërtetë që ka modestinë të kërkojë mos të merret si shembull. Nëse sot ti njihesh në botë, nga ky moment emri yt le të jetë i gdhendur në qiell deri në momentin e fundit. Hape pakon do e kuptosh”, thuhej në mbishkrimin e pakos/L.K

/Zoom.al