zoom

Të gjitha

“Nuk vazhdonim dot më tej”…/ Adriana Matoshi zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes

Aktorja Adriana Matoshi ka zbuluar së fundmi arsyen e vërtetë të ndarjes nga futbollisti afrikan, Keith Groeneveld. Teksa ishte e ftuar në një intervistë Adriana Matoshi shprehu se Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje e të kishte fëmijë.

“Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashur të kem edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qënë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet të ecë përpara, të fokusohet në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo të jem unë prioriteti në jetën e tij”– deklaroi Adriana në “ATV.”

Lidhja e aktores me futbollistin e njohur është përfolur shumë për shkak të diferencës prej 19 vitesh që ajo kishte me ish të dashurin afrikan.

 “Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica e tyre duan vetëm senzacionin. mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ishte gjëja e duhur për tu bërë.” – tregoi asokohe Keith./L.K

/Zoom.al