Aplikacion
1. Fikni telefonin dhe kompjuterin përpara se të shtriheni.
Ndiheni gjithmonë të lodhur? Nuk flini dot natën? Shumë nga ne kanë krijuar vesin e të kontrolluarit të e-maile-ve ose mediave të tjera përpara se të flemë. Ekspertët thonë se përdorimi i një pajisjeje elektronikë, një orë përpara gjumit ndikon në trurin tonë, dhe e stimulon atë, duke ia bërë të vështirë të relaksohet dhe të bjerë në gjumë. Bëni një pakt me veten: fikni telefonin tuaj një deri në dy orë përpara gjumit dhe bëni diçka më relaksuese, për shembull një banjë, apo lexoni një libër.
2. Mbajeni telefonin në çantë kur takoni miqtë.
Kemi qënë të gjithë nëpër takime me miq, dhe jemi ndjerë të mërzitur dhe të panevojshëm, kur duke u përpjekur për të folur, jemi ndeshur me dikë që e ka mendjen vazhdimisht te telefoni. Dhe më keq.. me siguri diçka të tillë ia kemi bërë edhe ne dikujt. Luftojeni nxitjen për të kontrolluar telefonin dhe flisni me miqtë kur i takoni.- Një studim i fundit ka treguar se ata që preferojnë komunikimin frontal janë 50% më të lumtur se ata që kryesisht përdorin mediat sociale si mjete komunikimi. Të parët, gjithashtu qeshin më shumë, dhe kjo është mënyra më e mirë për të larguar stresin.
3.Gjeni kohë për partnerin tuaj.
Sa herë jeni përpjekur të flisni me partnerin tuaj, ndërkohë që jeni duke parë televizor, ose duke lundruar në internet? Kjo lloj sjelljeje mund ta dëmtojë vërtetë marrëdhënien tuaj. Sigurohuni të gjeni kohën për të bërë biseda siç duhet me partnerin dhe vijeni si qëllim ti ofroni vëmendjen tuaj të plotë kur ju flasin ju.
4. Jini të vetëdijshëm për kohën që kaloni në rrjete sociale
E harxhoni shumicën e kohës suaj nëpër rrjete sociale? Si fillim duhet të jeni të vetëdijshëm, ta pranoni dhe më pas ta “luftoni”. Si mund ta bëni këtë? Gjeni kohën për të folur me miqtë dhe familjen dhe organizoni aktivitete që mund t’i bëni bashkë, larg kompjuterit.
5. Bëni pushime në punë.
Na ndodh shpesh të ndihemi si të burgosur në tavolinën e zyrës, me vështrimin e ngulur në kompjuter. Sipas një studimi, të bërit e pushimeve të shkurtra, disa minuta çdo orë, e ndihmon trupin të relaksohet dhe të gjallërohet; dhe ndihmon në parandalimin e problemeve me sytë, dhimbjes së shpinës, tendosjes së muskujve dhe stresit. Këshillohet të lini tavolinën e punës për të folur me kolegët, në vend që tu telefononi atyre, të çoheni për të marrë ujë, apo të përdorni shkallët kur ju duhet të shkoni diku.
6. Bëni një detoks teknologjik 24 orësh
Një veprim i tillë bëhet i domosdoshëm për tu kryer herë pas here. Sigurisht që në qoftë se kompjuteri është pjesë e punës tuaj, është më mirë të lihet për fundjavë. Thuhet që pas 24 orësh pa praninë e teknologjisë, ndiheni më të lumtur, të rigjallëruar dhe me dëshirë të pakësuar për të qëndruar në internet. Në qoftë se ju zë paniku pa telefon, apo internet, është më mirë që të mësohëni ngadalë, me periudha më të vogla kohore, derisa të arrini periudhën prej 24-orësh.
7. Meditoni
Të bërit e pesëmbëdjetë minutave meditim sjell një tufë përfitimesh shëndetësore, ky aktivitet, është provuar shkencërisht, redukton nivelet e stresit, i jep fund problemeve me gjumin dhe madje redukton edhe simptomat e disa sëmundjeve kronike, si azma.
8. Lejojani vetes mërzitjen
Frika e të ndjerit e përjashtuar, është një lloj i ndjesisë së ankthit; i shkaktuar nga shqetësime të mos marrjes pjesë në evente shoqërore, ose i shpërdorimit të kohës. Njerëzit e moshave 18-33 vjeç besohet të jenë më të prekurit, dhe sa më shumë jetojmë jetët tona nëpër jetët sociale, aq më keq bëhet. Për këtë arsyë, ta lësh veten të mërzitesh nuk është gjë e keqe, sipas studimeve neuroshkencore. Madje mërzitja çon në ngritje të niveleve të kreativitetit.