Aplikacion
Bëhet me dije sipas njoftimit të policisë se të shtënat kanë qenë në drejtim të një automjeti, me drejtues shtetasim L.M, 63 vjeç.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit të Thatë , teksa si pasojë e këtyre të shtënave nuk ka asnjë person të lënduar.
Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftim i plotë:
Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.