zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, policia jep detaje nga ngjarja

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Kamëz.

Policia informon se një person, ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë duke levizur me një motor.

Nga të shtënat mësohet se nuk ka të lënduar, ndërsa policia po punon për kapjen  autorit.

Kamzë/Informacion paraprak

Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Postime të lidhura