zoom

Sport

Të gjithë të çmendur për Rey Manaj në Turqi, tani e kërkon klubi i Arda Turan

Rey Manaj po shkëlqen në sezonin e parë në Turqi, ku deri më tani ka realizuar 16 gola. Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa së fundmi një klub ka shfaqur interesim për sulmuesin kuqezi.

Skuadra e sapo ngjitur në elitën turke, Ejupspor e pëlqen shumë lojtarin e Kombëtares dhe sipas “Ajansspor”, tashmë kanë nisur kontaktet mes meanxherit të Manaj dhe palës tjetër.

Drejtori i Ejupsorit, Arda Turan po identifikon profilet e duhura që mund të forcojnë skuadrën për sezonin tjetër dhe ylli kuqezi shihet si afrimi i duhur.

Për momentin nuk mund të flitet për shifra pasi është ende herët, por ajo që mund të thuhet me siguri është se vera do të jetë e nxehtë për Manaj. Arda Turan dhe Rey Manaj kanë milituar për pak muaj së bashku te Barcelona. /ZOOM.AL/