Aplikacion
Nuk e dimë ende ç’emër i kanë vendosur, por dimë që fëmija i dytë ka rregulluar për mrekulli marrëdhënien e Kylie-t me Travis Scott. Pas lindjes së vajzës së parë, Stormi-t, mes dyshes filluan problemet.
Ata u ndanë për një periudhë kohore, megjithëse takoheshin për të voglën, ndërsa më vonë u bashkuan sërish. Lidhja e tyre ka pësuar ulje dhe ngritje, deri në momentin që vendosën t’i japin njëri-tjetrit një mundësi që do t’i ndyrshonte dhe jetën; një bebush.
Të dy e dëshironin shumë dhe tashmë janë në qiellin e shtatë nga lumturia, me familjen e tyre të plotësuar. Të gjitha mosmarrëveshjet janë zgjidhur, siç tregojnë burime pranë çiftit dhe ata po shijojnë çdo moment së bashku./L.K
/Zoom.al