Aplikacion
Këngëtari nuk e mbështeti, të paktën publikisht, përfaqësuesen e Shqipërisë në Festivalin Europian, teksa ka deklaruar se Festivali i Këngës është treguar racist dhe jo i drejtë në zgjedhjen e përfaqësuesit në Eurovision.
Tezja e tij, Albërie Hadërgjonaj, deklaroi “Me këtë(Rona Nishliun) nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen” pak pas finales së Eurovision. Por si janë realisht marrëdhëniet mes tyre?
Duket se dy artistët nuk janë ndikuar nga zhurma e krijuar në rrjet dhe gëzojnë raporte si më parë. Këtë e ka vërtetuar edhe urimi që Ronela i ka bërë Beatrix sot në ditëlindjen e saj.
Ajo ka shpërndarë në Instastory këngën e re të Beatrix duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, zemër.” Beatrix e ka rishpërndarë postimin duke shkruar: “Faleminderit shpirti. Të dua.”/L.K
/Zoom.al