zoom

Aktualitet

Taulant Balla reagon një ditë pas shkarkimit nga detyra e Ministrit të Brendshëm

Nga të tre ndryshimet në qeveri, ai i Taulant Ballës ngriti më shumë pikëpyetje: Përse e largoi Rama “socialisitin e vetëm të racës” që i kishte mbetur në qeveri? Çfarë nuk i ka pëlqyer kryeministrit në punën e Ballës? Mos vallë Balla është përgjuar në aktivitete të paligjshme dhe kryeministri ka nevojë? A e largoi Rama se ministri i Brendshëm refuzoi t’i kryente ndonjë porosi “me zarar”? A ishte bërë Taulant Balla pjesë e konfliktit Veliaj – Balluku dhe u bë kokë turku si bashkëpunëtor i Veliajt?

Balla dukej se ishte i informuar për largimin e tij përpara se Edi Rama ta shpallte në Kongres, por deri tani ai s’i ka dhënë askujt ndonjë arsye. Ai nuk u suprizua, ndryshe nga miqtë e tij në parti.

Dhe që largimi s’ka qenë suprizë dhe s’ka pasur ndonjë qejfmbetje të fortë, Balla po e tregon me anë të reagimeve që ka bërë ditën e sotme.

Për shembull, në pikë të mëngjesit publikoi një video me pamje nga plazhi i Pishporos në Fier.

Në drekë postoi një status për të promovuar punën e policisë në 24 orët e fundit.

Balla dallohet për postime në FB, si Ministri me më shumë statuse në rajon. Të paktën këtë të drejtë Rama s’ia ka hequr ende. Do të duhet të shohim se çfarë do të publikojë kur të marrë vendin e Elisa Spiropalit, si ministër i Shtetit për Parlamentin. Ajo që duket e sigurt është se ai nuk do t’i ndalojë ato, pavarësisht se nga ku e shkarkon dhe ku e emëron shefi i tij. /Zoom.al