zoom

Ekonomi

Tallja e SPAK/ Arrestimi i Duros tek Shëndetësia: Mori 300 mijë lekë për një tender 800 mijë lekë

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestuar sepse mori 330 mijë lekë ryshfet për të shpallur fitues një subjekt në një kontratë prokurim.

Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Situata bëhet qesharake kur hapen detajet e kontratës. Fondi i limit i këtij prokurimi ishte 805.8 mijë lekë. Me një llogaritje të thjeshtë Duro ka marrë ryshfet pothuajse gjysmën e fondit të tenderit, 41%.

Nëse tregu e ryshfetit të tenderave ka të njëjtin çmim për çdo kontratë, SPAK  duhet të shqetësohet dhe të na informojë për ato kontratat miliona euroshe, 41% i të cilave ka dëm të konsiderueshëm në buxhet. (Për inceneratorin 1 miliardë euro të Tiranës, SPAK-u thotë se hetimet janë të vështira.)