zoom

Bota

Talebanët në aksion! Lyejnë hajdutin me zift dhe e shëtisin në qytet

Edhe pse në ditën e parë u prezantuan si të moderuar, situata në terren tregon se talebanët në Afganistan nuk i kanë harruar zakonet e vjetra. “Daily Mail” ka publikuar pamje se si hajdutët e kapur lyhen me zift dhe shëtiten në formë parade në qytet.

Të tjera raportime thonë se udhëheqësit e rinj po kërkojnë derë më derë për kundërshtarë politikë, për t’u dhënë ndëshkimet. Një grua raportohet se u qëllua për vdekje nga militantët në qytetin verior të Taloqan.

Në të tjera pamje, luftëtarët talebanë shihen duke mbajtur rendin me kallashnikovë në krahë jashtë aeroportit të Kabulit.