zoom

Bota

Takimin e fundit si kancelare Angela Merkel e zhvillon me Papa Françeskun

Angela Merkel zhvilloi takimin e fundit si kancelare e Gjermanisë me Papa Françeskun. Takim u zhvillua ne librarinë e papës” në Vatikan dhe zgjati 45 minuta.

Në deklaratën zyrtare për takimin u tha se kancelarja dhe Papa diskutuan për emigracionin dhe pandeminë e COVID-19

Në një intervistë muajin e shkuar, Papa Françesku e quajti Merkelin një nga “figurat më të mira të politikës botërore”.

Në fund te takimit të dy shkëmbyen dhurata me njeri tjetrin.  Papa i dhuroi Merkelit disa nga shkrimet e tij dhe një miniaturë të Portës së Bazilikës së Vatikanit, kurse kancelarja i dha Papës një libër të Mikelanxhelos.

Pas këtij takimi, kancelarja takoi edhe kryeministrin italian Mario Draghi, i cili përshëndeti punën e saj në krye të Gjermanisë gjatë këtyre 16 viteve. /Euronews Albania