Aplikacion
Është gati të fluturojë vetë”, thuhet në një artikull botuar në Daily Mail shkruar nga Dan Wooton. “Besoj se në pallat ka një strategji të përcaktuar, edhe pse diskrete, për ta kthyer Kate në gruan më të rëndësishme të pallatit kjo në nivelin publik,” ka vazhduar më tej autori.
“Pa të shoqin ndjehet më e lirë dhe vizita e fundit në Kopenhagen është dëshmi e saj”, ka thënë një burim nga pallati mbretëror, i cili ka furnizuar me informacion artikullin.
Dikur një vajzë e ndrojtur që edhe pse ishte martuar një trashëgimtar të fronit, vuante nga presionet lidhur me rolin e saj sot ajo ka fituar një popullaritet shumë të madh.
Këto rreshta duken sikur janë shkruar për Lady Dianën, por në fakt i referohen Kate Middleton, e cila sot po ia del për mrekulli të menaxhojë takime të ndryshme të niveleve të ndryshme. Dhjetë ditë më parë në Kopenhagen dukesha ishte e vetme në turin mbretëror, pa bashkëshortin William.
“Kur Kembrixhët do të shkojnë larg Britanisë, do të zhvillojnë secili detyrat e tyre të ndarë nga njëri -tjetri, ashtu siç bënin Karlo dhe Diana”, ka vazhuar burimi nga pallati për tabloidin./L.K
Zoom.al
Salla bosh, jashtë protesta! Pse s’po nis takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Londër?