zoom

Ekonomi

Tabaku: 25 mln euro abuzime qeveritare në buxhet, të luftohet korrupsioni që të rriten të ardhurat

Qeveria që donte t’i merrte 30 mln euro nga xhepi i profesionistëve të lirë, rezulton se ka keqmanaxhuar 25 mln euro nga tatimet dhe doganat. Kështu u shpreh sot deputetja e PD, Jorida Tabaku, në një postim të sajin në rrjetet sociale.

Ajo shkruan se nëpërmjet tre shembujve nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për të evidentuar se si buxheti i shtetit ka sjellë abuzime në buxhet jo vetëm në mbledhjen e të ardhurave por edhe në shpenzime.

Ajo solli shembullin e fondeve të tërmetit dhe rindërtimit se si qeveria ka hapur kantiere ndërtimi për fonde që nuk janë në buxhet dhe që më pas u vendos taksa të larta shqiptarëve për t’i paguar. Ndërsa një tjetër shembull ajo e solli nga prokurimet publike që janë abuzive dhe në kundërshtim me parimet e konkurrencës ku shumica e tyre janë në formë e mungesës së garës.

Të gjithë e kanë humbur shpresën për luftën e PS kundër korrupsionit, shprehet Tabaku. Sot pyetja është se si do dalim nga kjo situate për qytetarët shqiptarë se si do ofrojmë një zgjidhje për qytetarët shqiptarë, se qartësisht zgjidhja nuk është në mazhorancë

Postimi i Tabakut:

“Të gjithë iu kujtohet beteja për profesionistët e lirë, ku qeveria deklaronte që një taksë prej tridhjetë milionë euro që do ti merrje nga gjepet e tyre do të ndihmonte buxhetin e shtetit. Një taksë tashmë antikushtetuese. Po ndërkohë që ndodhte kjo, Raporti i Kontrollit të Lartë Shtetit gjeti tre elementë kryesorë: I pari, që tatimet dhe doganat kanë një dëm ekonomik njëzet e pesë milionë euro abuzim.

Që ke fondi i rindërtimit, tenderat janë prokuruar në mënyrë po përsëri abuzive, duke mos pasur vlerën me vlerë minimale njëzet për qind. e duke abuzuar, duke rritur vlerën e këtyre projekteve, të cilat sot është akoma e pallogaritur. Ndërkohë që nga ana tjetër, prokurimet publike, sektori me korrupsionin më të lartë ka pasur tetëdhjetë e pesë përqind të prokurimeve me fondin limite, nëntëdhjetë për qind të tyre me një ofertues të vetëm pa gardh Të gjitha këto elemente në fund të ditës prekin xhepin tuaj.

Të gjithë këto tregojnë se si kjo ekonomia elitare në shërbim të pakicës nuk prodhon për shumicën. Po ky dëm ekonomik e ky sistem korruptiv që është ngritur, fatkeqësisht është në dëm të qytetarëve. po a e ka mundësinë që kjo mazhorancë që ka ngritur këtë sistem që e ka kthyer në kulturë të kuptojë korrupsionin Të gjithë e kanë humbur shpresën për këtë dhe nuk ka asnjë diskutim. Sot pyetja është se si do dalim nga kjo situate për qytetarët shqiptarë se si do ofrojmë një zgjidhje për qytetarët shqiptarë, se qartësisht zgjidhja nuk është në mazhorancë”. /ZOOM.AL/