zoom

Të gjitha

“Ta mbysim para se ta djegim”, zbardhet plani i Johnny Deep për zhdukjen e gruas së tij

Ka marrë një tjetër rrjedhë gjyqi i aktorit Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

Deeep është rikthyer para trupit gjykues këtë të enjte ndërsa përballet me akuzën për shpifje kundër Amber Heard, ish-bashkëshortes së tij.

Avokati i Heard, Benjamin Rottenborn, solli fakte ku dëshmonte miqësinë e Depp me aktorin britanik Paul Bettany, me të cilin kishte shkëmbyer edhe disa mesazhe tronditëse ku përmende të shoqen.

Rottenborn iu drejtua Depp: Paul Bettany është një mik i mirë me të cilin keni marrë drogë?

Depp u përgjigj: Kjo është një pyetje e çuditshme.

Depp më pas pranoi se kishte pirë alkool dhe kokainë me të.

Më tej Rottenborn lexoi tekstet që Depp i dërgoi Bettany-t më 11 qershor 2013. Në njërin prej tyre shkruhej: Le ta djegim Amberin!!! Le ta mbysim para se ta djegim. Unë do ta djeg kufomën e saj për t’u siguruar që ajo ka vdekur.

Edhe në disa komunikime të tjera, Depp referohet me fjalë shumë të rënda ndaj Amber, që në atë kohë ishte bashkëshortja e tij.

Kur avokati e pyeti nëse “ e shikon këtë mesazh’, ai me zë të ulët e pohoi.

Të mërkurën, juria dëgjoi regjistrimet audio të Depp dhe Heard duke folur për një përleshje në të cilën ajo pranon se e ka goditur dhe ku ai pretendon se ajo i ka shkelmuar derën e banjës në kokë.

Regjistrimet duket se janë marrë nga Depp, ndërsa ish-bashkëshortja e saj pritet të dëshmojë në ditët në vijim.