zoom

Të gjitha

“Ta do babi qenien”, Kastro Zizo zbulon portretin e Dantes 1 vjeç

Në fillim të muajit maj, Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë. Partnerja e tij, Sara solli në jetë fëmijën e parë të çiftit, një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Dante.

Vetë Kastro e ndau lajmin e bukur në rrjete sociale, duke publikuar një pjesë të portretit të të birit.

Tashmë, këngëtari është në qiellin e shtatë si baba me tre fëmijë dhe duket se pjesën më të madhe të kohës e kalon me të voglin Dante.

Në llogarinë e tij në Instagram nuk mungon herë pas here edhe ndonjë pozë e ëmbël me bebushin, të cilit ia ka fshehur gjithmonë fytyrën. Mirëpo sot, me rastin e 1-vjetorit të Dantes, Kastro na tregoi për herë të parë portretin e të voglit, i cili s’i ka lënë gjë të atit!

“Sot eshte ditelindja jote e pare bir dhe ma ben kete dite me te lumturen ne bote. Erdhe ne kohe te veshtira por me rrezatimin tend hyjnor ndryshove cdo gje dhe solle nje cope parajse ne kete bote te trazuar. Ta do babi qenien. #Dante❤“- shkruan ai.