Aplikacion
Kurbinasit kanë nënshkruar me mesfushorin polak Ariel Borysiuk. Futbollisti ka një karrierë të pasur duke luajtur në liga të rëndësishme të Kontinentit të Vjetër.
Në të kaluarën ai ka përfaqësuar Legia e Varshavës në Poloni dhe Kajzerslauterni në Bundesligën gjermane, ndërsa për një periudhë të shkurtër ka luajtur edhe te QPR në Angli.
Gjithashtu Ariel Borysiuk numëron 12 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Polonisë mes viteve 2010-2016.
Zoom.al, mëson se Laçi ka nënshkruar një kontratrë dy-vjeçare me mesfushorin polak, i cili do të jetë në dispozcion të trajnerit Duro nga e mërkura, por nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Petrocub, që do të luhet të enjten prej orës 20:00 në “Elbasan Arena”. /zoom.al/