zoom

Slider

Surpriza që u zbulua “padashje” nga kënga më e re e Elvana Gjatës dhe Dhurata Dorës

Kënga e re e Dhurata Dorës dhe Elvana Gjatës nuk është surpriza e vetme nga kjo e fundit. Një detaj i qëllimshëm në videoklip, ka zbuluar më shumë.

Bëhet fjalë për një surprizë të madhe që artistja ka planifikuar. Më 22 qershor Elvana do të vijë me një koncertë në stadiumin‘Air Albania’.

Si arritëm deri këtu? Në klip ka disa revista ku shkruhet: “Elvana Gjata, shoë më i madh live në Air Albania më 22 qershor”.

Ky detaji është përmendur edhe nga fansat në sektorin e komenteve në YouTube, ku ka marrë edhe pëlqimin e Elvana Gjatës e cila ka konfirmuar kështu lajmin e bukur për fansat e saj.

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora bashkuan forcat dy ditë më parë duke sjellë një super bashkëpununim që do bëjë namin këtë verë.

Kënga mban titullin ‘Rrotullo’ dhe me siguri do të na shoqërojë gjatë gjithë verës.