zoom

Lajme

Superiorja, nesër gjysmëfinalja e parë Partizani-Skënderbeu për “Final Four”

“Final Four” në kampionatin “Abissnet Superiore” do të ngrejë siparin ditën e nesërme, me takimin e parë gjysmëfinal Partizani-Skënderbeu.

Një ndeshje e rëndësisë maksimale pasi nesër në mbrëmje do të përcaktohet edhe ekipi i parë që do të shkojë në finalen e madhe të “Final Four”.

Në stadiumin “Air Albania” pritet një ndeshje e luftuar, teksa Partizani si vendi i dytë pas përfundimit të kampionatit të rregullt vjen me një avantazh shumë të rëndësishëm, pasi mund të sigurojë finalen edhe falë barazimit. Ndërsa Skënderbeut i duhet me patjetër fitorja.

Gjysmëfinalja e parë e “Final Four” Partizani-Skënderbeu, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:00.

Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në ebileta.al, si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi” në fashën orare 10:00-18:00. Ndërsa biletat me çmim promocional shiten vetëm në dy pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi”. /ZOOM.AL/