zoom

Aktualitet

Sulmi nga Irani, reagon sërish DASH: Autorët do t’i vendosim para përgjegjësisë

Departamenti Amerikan i Shtetit, me anë të zëdhënësit Ned Price, ka reaguar për sulmin e fundit kibernetik në Shqipëri.

Në deklaratën, e shpërndarë nga ambasada amerikane, thuhet se ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë për të forcuar mbrojtjen kibernetike.

“Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut.

Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës”, njofton ambasada amerikane.