zoom

Politikë

Sulmet e Metës ndaj Dumanit e SPAK, ambasadori i BE: Sulmet ndaj gjyqësorit s’janë të denja…

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, ka reaguar në lidhje me sulmet e kreut të PL, Ilir Meta, ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani.

Deklarata ishte shumë e shkurtër dhe pa një fokusim të plotë, por e qartë: “Sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për një demokraci”, tha ai.

I pranishëm ne Vlorë ne aktivitetin “Garancia rinore”, me të rinjtë, ambasadori i BE nuk ka lëshuar deklarata te tjera, duke kërkuar të fokusohet thjesht tek aktiviteti i zhvilluar në ambientet e shkollës profesionale, industriale “Pavarësia”.

Kreu i PL Ilir Meta ka ashpërsuar gjuhën ndaj Prokurorisë së Përgjithshme dhe kreut të SPAK Altin Dumani, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

Ish-presidenti prej ditësh po akuzon, sulmon dhe përdor etiketike dhe fyerje ndaj institucionit të akuzës dhe kreut të tij, duke e cilësuar “legen”, “Palaço”, “tarrallak”, “injorant” dhe të tjera. /ZOOM.AL/