Aplikacion
Shoferi humbi kontrollin nga prita e militantëve, duke bërë që autobusi të binte në një grykë të thellë dhjetëra metra. Ndërsa operacionet e shpëtimit kanë përfunduar, ushtria dhe policia indiane kanë rrethuar zonën për të gjurmuar sulmuesit.
Zyrtarët thanë se autobusi ishte duke shkuar në faltoren e famshme hindu të Mata Vaishno Devi, kur u qëllua mbi të.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Mohita Sharma, shefi i policisë së qarkut tha se përgjegjës për këtë ngjarje është një grup militantësh që operon në zonë. /ZOOM.AL/