Aplikacion
Guvernatori rajonal i Sumy-t, Dmytro Zhyvytskyi thotë se Rusia bombardoi një zonë banimi në verilindje të qytetit, gjatë natës, duke e përshkruar ngjarjen si “vrasje masive”.
“Tre bomba në një mbrëmje… Ishte një natë e tmerrshme.”
Nëntë persona në një shtëpi u vranë. Gjashtë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe rreth 20 të tjera u shkatërruan pjesërisht.
Rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga Sumy, pasi Rusia ra dakord të ndalonte bombardimet e saj ndaj qytetit, duke lejuar hapjen e një korridori humanitar./ Zoom.al