Aplikacion
Pronari i televizionit i Shqiptarja.com dhe ReportTv, italiani Carlo Bollino, ka njoftuar se do t’i drejtohet gjykatës me një padi kundës Syri.net
Shkak është bërë një artikull i Syri.net me titulin “Suel Çela si kryeredaktor i Carlo Bollinos”. Artikulli në fjalë flet për ndërhyrjet që bënte banda e Suel Çelës te gazetari Elton Qyno, sipas dosjes së SPAK, që të hiqte apo ndryshonte lajme në interes të grupit kriminal në kohën kur punonte në mediat e Bollinos.
Por në artikullin e Syri.net aludohet se këto ndërhyrje në portalin Shqiptarja.com nuk mund të bëheshin vetëm nga gazetari, pa dijeninë e pronarit.
“Suel Çela, në mënyrë konstante vendoste se cili lajm duhet të dilte i pari, cili do të zbriste më posht në renditje, dhe si duhej bërë titulli, apo nëse duhej bërë flash e lajmi i fundit, e asnjë nga këto vendimarrje nuk janë kompetencë e Elton Qynos, si reporter lajmi. Për ata që njohin median, e dijnë fare mirë, që kjo kompetencë nuk është e gazetarit, pasi ai është raportues lajmi, e më pas janë drejtuesit e Redaksisë që vendosin për renditjen që i bëhet lajmeve, kush dhe kur del Flashi informative, apo renditjes së tyre në platformën online. Tek Report TV dhe Shqiptarja.Com, këtë eksluzivitet e mban Carlo Bollino, si drejtues editorial, por edhe pronar njëkohësisht” – thuhet në artikullin e Syri.net.
Ky paragraf përbën edhe bazën e padisë së botuesit Carlo Bollino ndaj Syri.net. Zoom.al po e boton të plotë artikullin, më poshtë.
Suel Çela si kryeredaktor i Carlo Bollinos!
Trasnkriptet e zbardhura nga SPAK, që dëshmuan përdorjen e gazetarëve nga grupet kriminale, nxorën në pah edhe një fakt akoma edhe më shqetësuese sa i përketë përdorimit të disa mediave për të sulmuar rivalët.
Në këto transkripte zbulohet se si Suel Çela dhe anëtarë të bandave, arrinin deri në përcaktimin e linjës editoriale, renditjen e lajmeve apo edhe pamjeve dhe fotove që mediat duhet t’u servirnin publikut. Rasti më flagrant, që SPAK e fakton në mbi 10 episode është ai i medias së Carlo Bollinos, Report TV dhe Shqiptarja. com.
Ndërsa SPAK ka anashkaluar rolin e televizionit dhe webit të Bollinos, në hetime, fakton se si Suel Çela, në mënyrë konstante vendoste se cili lajm duhet të dilte i pari, cili do të zbriste më posht në renditje, dhe si duhej bërë titulli, apo nëse duhej bërë flash e lajmi i fundit, e asnjë nga këto vendimarrje nuk janë kompetencë e Elton Qynos, si reporter lajmi.
Për ata që njohin median, e dijnë fare mirë, që kjo kompetencë nuk është e gazetarit, pasi ai është raportues lajmi, e më pas janë drejtuesit e Redaksisë që vendosin për renditjen që i bëhet lajmeve, kush dhe kur del Flashi informative, apo renditjes së tyre në platformën online.
Tek Report TV dhe Shqiptarja.Com, këtë eksluzivitet e mban Carlo Bollino, si drejtues editorial, por edhe pronar njëkohësisht.
Nëse do ta shohim me vëmendje, lajmet e porositura nga Suel Çela dhe banda e tij, kanë vetëm një dritare publike, dhe këto janë Shqiptarja.com dhe Report TV, që në mënyrë sistematike i kanë shërbyer Suel Çelës për të goditur rivalët e tij.
Vetëm nga kërkesa për masë sigurie, të dorëzuar nga SPAK në Gjykatë, janë të paktën 10 episode në 10 muaj, që Suel Çela drejtpërsëdrejti diktonte mënyrë e trajtimit dhe renditjes së lajmi, por le t’i marrim me radhë: në shkurt të 2020, kur SPAK rendit edhe episodin e parë, i përketë një lajmi ku sulmohen rivalët e Suel Çelës, dhe pasi i servirin videon, Mario Çela, vëllai i Suelit lidhet me pikën e kontaktit, Bruno Hazizollit të cilit i dikton se si duhet të pasqyrohet lajmi në Report TV.
Fillimisht, kërkohet që lajmi të dali me titra FLASH në Report TV dhe të nesërmen të nxjerri videon dhe të bëhet lajmi, dhe pikërisht kështu ndodh. Sipas SPAK, si në Report TV ashtu edhe tek Shqiptarja.com, lajmi u publikua fiks siç ishte kërkesa e vëllait të Suel Çelës. Një ditë më pas, po në Report Tv dhe shqiptarja. com, publikohet lajmi tjetër i kërkuar nga Suel Çela, që nxjerr emrat e subjekteve të OFL-së, të cilët nuk ishin njoftuar ende nga Policia.
Pak kohë më pas, Mario Çela kërkon që nga lajmi i publikuar nga Shqiptarja.com të hiqet një emër.
Sipas SPAK, edhe ky lajm është rregulluar dhe përditësuar sërish 2 orë pas publikimit. Një tjetër episod regjistrohet sërish në muajin maj 2020, ku këtë herë, Mario Çela, kërkon që mos të transmetohet në Report TV lajmi për dhunimin e babait të tij Petrit Çela.
Nga kërkimet si në faqet e Report TV ashtu edhe Shqiptarja. com, ky lajm nuk rezulton më.
Pra edhe në këtë rast, lajmi televiziv për dhunimin e Petrit Çelës, është zhdukur vetëm disa orë pas transmetimit. Kjo e konfirmuar edhe nga linqet ku është publikuar në faqen e Report TV, por pa video të disposnueshme.
Pas plotësimit të këreksës së parë, këtë herë Suel Çela ka edhe një tjetër kërkesë, që fakton edhe njëherë ndikimin e tij në Report TV dhe Shqiptarja. com.
Ata kërkojnë që lajmi për dhunimin e Petrit Çelës, të ulet sa më poshtë në faqe, në mënyrë që të mos bjerë në sy te lexuesit. Edhe në këtë rast, kërkesat e Suel Çelës nuk janë kompetencë profesionale e reporterit të lajmit, por të drejtuesve të redaksisë që përcaktojnë renditjen apo për rendësinë e lajmit për tu transmetuar në TV apo web.
Një tjetër episod, për të cilin Suel Çela interesohet për të diktuar transmetimin në Report TV është një lajm në të cilin Elton Qyno nuk ka lidhje. Bëhet fjalë për ndotjen e Lumit Shkumbin nga kompani të kontraktuara nga Bashkia e Rrogozhinës.
Edhe pse SPAK lajmin ja faturon Elton Qynos si gazetar, nga verifikimi në portalin e Report TV dhe Shqiptarja.com, rezulton se ky lajm është prodhuar nga redaksia e informacionit dhe nuk përmban autor.
Pas një cikli lajmesh për kompaninë Viola Green, duket se situata u përmirësua dhe lumi u pastrua edhe për Report TV, që nuk u morr më me problematikën. Më tej, në muajin qershor po të atij viti një tjetër lajm do të publikohet në Report TV dhe Shqiptarja.com, po për interesa të bandës së Suel Çelës.
Në muajin gusht dhe shtator publikohen disa lajme të tjera për llogari të kësaj bande, dhe Suel Çelës i dërgohen edhe fotot e lajmeve nga televizioni i Carlo Bollinos për konfirmim.
Pas disa muajve bashkëpunim me Report Tv dhe Shqiptarja.com, Suel Çela dhe anëtarët e tjerë të bandës, nisin edhe diskutimet gazetareske për një lajm që bezdiste bandën e Elbasanit.
Në këtë rast, analizon se titulli nuk ishte konkret, lajmi nuk kuptohej e madje për ta sfumuar do të flisnin që ta ulinin sa më posht në renditjen e shqiptarja.com.
Por ndërhyrjet e Suel Çelës tek shqiptarja.com, u zbuluan nga ripublikimi që web-i dosja. al, i bëri artikullit. Ndërsa tek Dosja mbeti shkrimi original, në lajmin e publikuar tek shqiptarja.com u hoqën të gjitha detajet të cilat u kërkuan nga Suel Çela.
Duket se mes gazetarit Elton Qyno dhe Carlo Bollinos nuk ka qenë thjesht një marrëdhënie mes gazetarësh apo pundhënës-punmarrës. Ndërsa Bollino nxitoi që t’iq faturonte gazetarit përgjegjësinë, me sulme ndaj tij, e kundërta ndodhte deri një javë më parë.
Edhe pse Elton Qyno kishte vite që ishte larguar nga media që Carlo ka në pronësi dhe drejton, ky i fundit, vazhdimisht vijonte publikimin e lajmeve të tij, e për çudi këto lajme lidheshin kryesisht me grupet kriminale dhe bandat e Elbasanit, çka i takon SPAK të zbulojë se cili ishte interesi gazetaresk i Carlo Bollinos, që të vijonte publikimin e lajmeve të gazetarit, me të cilin prej gati 3 vitesh kishte ndërprerë marrëdhënien e punës, dhe bashkëpunimit, të paktën kështu pretendohet zyrtarisht.
Apo të faktit, se si Suel Çela arriti të merrte kompetencat e kryeredaktorit në organizimin e Edicioneve informative në Report TV dhe renditjes së lajmeve tek Shqiptarja.com, të cilën kurrësesi nuk mund ta bënte Elton Qyno.