zoom

Të gjitha

Stresi sapo thumboi Noizy-n dhe Cllevion

Vijon sherri mes Noizy-t dhe Cllevios!

Së fundmi, Cllevio doli nga burgu por i është kthyer sërish sherrit virtual me Noizy-n. Jo vetëm kaq por ai i kërkoi përballje Noizy-t.

“Kujtoni se kam frikë ngaqë më gjuajti ai? Nuk më ka dhënë popullaritet fare, se nuk ngrihem nga ata unë. Nuk shkova atje për grushta unë. Të më thoshte pederasti që mos të shkoja, por as po, as jo nuk tha. Ti je shumë i fortë, të kam thënë. Tani si është historia, po të bëj këtë sfidë, kam bërë ca ushtrime. Më shiko mirë, zgjedhe ditën, vendin, diku larg që të mos kesh lepurusha pas teje. Kurse ty Crax, a e di çfarë do të bëj, ke dhjetë ditë kohë”- u shpreh Cllevio.

Mirëpo, së fundmi reperi Stresi ka bërë një postim në Instagram, ku ka ngritur dyshime te ndjekësit

Ai shkruan se nuk i interesojnë “këta tipa”, por po aludohet se ky postim mund të jetë për dy të sipërpërmendurit.

“Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, shkruan Stresi në foton që ka publikuar në Story.

Kujtojmë që Stresi dhe Noizy tashmë i kanë rregulluar marrëdhëniet me njëri-tjetrin, ku madje edhe tregojnë suport për projektet muzikore të secilit.