zoom

Aktualitet

Strasburgu rrëzon SPAK-un: Arrestimi i Thoma Gëllçit, i paligjshëm

Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, për çështjen e tij ndaj SPAK.

Thoma Gëllçi u arrestua në tetor të vitit 2023 me urdhër të SPAK dhe u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

Por, Gjykata Europiane ka argumentuar se seburgosja e Gëllçit ishte e paligjshme pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të justifikuar paraburgimin për një periudhë prej më shumë se shtatë muajsh.

“Arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK (dhe jo vetëm), të cilëve u intereson më shumë shfaqja e cirkut televiziv të lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane. Thoma Gëllci, ish-drejtor i RTSH u arrestua në tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me një tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO me pretendimin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.

Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin ishin të pambështetura dhe shume të përgjithshme. SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Gjykata e Strasburgut shtoi dhe se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimore nuk treguan ‘kujdes të veçantë’ për hetimin”, tha avokati i Thoma Gëllçit, Dorian Matlia.

Postime të lidhura