zoom

Aktualitet

SPAK: Ish-drejtori i RTSH-së të dënohet 2.6 vite burg

Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën ndaj Thoma Gëllçit, ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.

SPAK ka kërkuar 2.6 vite burg për Gëllçin, që sajë të gjykimit të shkurtuar i zbret në 1.8 vite burg.

Ai akuzohet për një tender me vlerë një milion euro kur ishte drejtor i RTSH-së që lidhet me pajisjet për kanalin e RTSH Agro që ishte firmosur në 2018.

Bashkë me ish-drejtorin u arrestuan edhe tre zyrtarë të tjerë, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj./zoom.al