zoom

Të gjitha

“Stolë të ndryshkur e të kalbur”/ Këllicci: Pas 14 majit, autobusë falas në qytet dhe në fshat

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, u shpjegoi banorëve të zonës së Kasharit programin e tij për transportin publik pa pagesë.

Gjatë takimeve me qytetarët në këtë zonë, Këlliçi premtoi se autobusi jo vetëm do të jete falas, por linjat e transportit publik do të modernizohen.

“Ky është stacioni më i mirë që ka Kashari dhe shiheni se në çfarë gjendje është. Për një stacion autobusi, me një stol të degraduar edhe gjithçka është e ndryshkur e kalbur, nuk ke asnjë informacion, asnjë tabelë, asnjë orar, asgjë. Pra gjithçka është inekzistente dhe jo efiçente se kështu i bën gjithë punët Bashkia e Tiranës. Pas 14 majit, autobusin falas që ne kemi premtuar, do ta bëjmë realitet, në qytet dhe në fshat, në të gjithë fshatratat e Tiranës, përfshirë këtu dhe Kasharin, Yrshekun, Mzezin, padiskutim do të jetë autobusi papagesë. Do të subvencionojmë 200 mijë qytetarë në ditë por mbi të gjitha do të modernizojmë stacionet, do të vendosim orare, do ta lidhim me GPS autobusin në mënyrë që dhe qytetarëve t`u dali në tabelë elektronike, që vonon autobusi, vjen për 12 minuta, vjen për 7 minuta”, premtoi Belind Këlliçi.