Aplikacion
Ai u pyet për sterilizimin, duke u shprehir krenar për atë që ka arritur ky “projekt madhështor”, siç e quan Rrapaj.
Biznesmeni foli edhe për udhëtimet e përbashkëta me ish-ministrin Ilir Beqaj dhe zyrtarë të tjerë.
Sipas tij, ato kanë qenë në kuadër të takimit, ndërsa të tjera raste mund të kenë qenë rastësi.
Sa i takon udhëtimit me makinën e Ministrisë së Shëndetësisë drejt Prishtinës, tha se stafi i ministrisë ua vuri në dispozicion në shenjë xhentilese dhe se naftën e kanë kompensuar vetë.
Pjesë nga dëshmia e Rrapajt:
Vokshi: Jeni krenar për mënyrën që është bërë koncensioni?
Rrapaj: Jam krenar për çfarë ka arritur të bëjë ky projekt madhështor.
Vokshi: Pasi u firmos marrëveshja, çfarë është bërë. Ku keni qenë ju
Rrapaj: Nuk kam qenë.
Vokshi: Nga marrëveshja ka dalë një produkt, për sterilizimit. Kush e ka vijuar punën?
Rrapaj: Nuk kam koment për këtë. Nuk e kam ndjekur.
Vokshi: Nga faktet publike rezulton që ka disa udhëtime të përbashkëta tuajat me Beqajn, Rrjepajn dhe shtetas italiane që kanë qenë pjesë e koncesionit. A mund të më shpjegoni se cila ka qenë marrëdhënia juaj?
Rrapaj: Nuk rezulton të jemi i vetëm, por në prezentë të personave të tjerë. Kanë qenë në funksion të takimeve zyrtare në Itali. Rajoni i Umbrias është pjesë e akordit, por edhe universiteti i Perugias. Në Kosovë, ka qenë një udhëtim i programuar me ftesë zyrtare nga rektori i Universitetit të Prishtinës. Nga pala italiane është kërkuar që takimi të lihet afër me takimin në Shqipëri. U bë për të mos ardhur dy herë. Makinën na e dha ministria, akt xhentilese. Karburanti u kompensua nga pala italiane.
Vokshi: A mund të na e shpjegoni rastësinë e udhëtimeve
Rrapaj: Zotërinjtë kanë qenë në funksion të tyre përkatëse dhe unë po ashtu. Udhëtimet e mia drejt Italisë apo anasjelltas mund të koncidojnë me një sërë figurash publike shqiptare, apo ish-figura, këtë mund ta konfirmoni. Për mua nuk është ndonjë risi.