zoom

Ekonomi

Statistikat/ Prodhimi i drithërave dhe perimeve në Shqipëri në vendnumëro

Prodhimi i përgjithshëm i perimeve në vitin 2022 shënoi rritje të zbehtë me vetëm 1.4% në krahasim me vitin 2021.

Drithërat pësuan rënie të lehtë, teksa me rritje ishte prodhimi sera me 7% dhe prodhimi i ullirit për shkak të sezonit të mbarë të vitit të kaluar.

Në vitin 2022, prodhimi i drithërave është 690.854 tonë. Në Qarkun e Fierit është shënuar niveli më i lartë me 171.017 tonë, pasuar nga qarqet Elbasan dhe Korçë me 95.376 tonë dhe 81.092 tonë.

Prodhimi i patates arriti është 262.673 tonë. Qarqet që kanë nivelin më të lartë të prodhimit të patates në vend janë, Korça me 64.956 tonë, Fieri me 47.500 tonë dhe Elbasani me 30.173 tonë.

Krahasuar me një vit më parë, ulje ka shënuar prodhimi i grupit të bimëve industriale, me 9,89% dhe prodhimi i fasules, me 2,89%.

Në vitin 2022, prodhimi i perimeve është 1.357.825 tonë. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 534.351 tonë, Berat me 139.775 tonë dhe Tiranë me 136.951 tonë.

Perimet e njoma përfaqësojnë 67,38% të perimeve gjithsej, ndjekur nga bostanoret me 23,07% dhe perimet e thata me 9,55%.

Në vitin 2022, u prodhuan 914.958 tonë perime të njoma. Në grupin e perimeve të njoma, kulturat përfaqësuese, janë domatja me 315.057 tonë (34,41%), kastraveci 129.896 tonë (14,19% )dhe speci 97.017 (10,59%).

Në grupin e perimeve të thata, qepa e thatë përfaqëson 84,01% ndaj prodhimit gjithsej, ndërsa në grupin e bostanoreve shalqiri përfaqëson 81,99% të prodhimit të këtij grupi.

Prodhimi i perimeve në serra përfaqëson 22,90% të prodhimit gjithsej të perimeve nga ku 79,87% e këtij prodhimi i përket Qarkut Fier dhe Berat.

Në vitin 2022, prodhimi në serra është rritur me 7,22%, krahasuar me një vit më parë. Prodhimi i domates zë 51,6% të prodhimit gjithsej në serra.

Qarku me përqindjen më të lartë të prodhimit të perimeve në serra ndaj prodhimit të perimeve gjithsej është Berati me 68,78% dhe Fieri 28,49%, përqindja më e ulët është shënuar në qarkun Korçë dhe Gjirokastër me 0,16% dhe 0.42%.

Prodhimi i pemëve frutore në vitin 2022 është 295.428 tonë duke u rritur me 2,86%, krahasuar me vitin 2021. Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore u arrit në qarkun e Korçës me 82.947 tonë pasuar nga qarqet Elbasan me 41.649 tonë dhe Fier me 36.155 tonë.

Grupi i pemëve frutore me farë zë 41,96% të prodhimit, peshën kryesore në këtë grup e zë prodhimi i mollëve, ku vetëm Qarku i Korçës zë 62,97% të prodhimit të mollëve gjithsej në vend.

Në grupin e pemëve frutore me bërthamë (bërthamore), peshën më të madhe e zënë prodhimi i kumbullave me 46,31%, pasuar nga qershitë me 24,99% dhe pjeshkët me 23,05%.

Në vitin 2022, shegët zënë 23,97% të prodhimit në grupin e pemëve frutore subtropikale duke shënuar një rritje prej 45.12%, krahasuar me vitin 2021. Arrat dhe gështenjat zënë 81% të prodhimit në grupin e pemëve frutore arrore.

Në vitin 2022, prodhimi i arrave është rritur me 18,24%, krahasuar me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit në këtë grup është shënuar në qarkun e Dibrës me 2.871 tonë. Në vitin 2022, u prodhuan 157.710 tonë ullinj, duke shënuar rritje me 43,16%, krahasuar me një vit më parë, niveli më i lartë i prodhimit të ullirit u arrit në qarkun e Fierit me 43.827 tonë.

Prodhimi i ullirit ne qarkun e Beratit ka shënuar një rritje prej 186,68%. Varietet e ullirit për vaj përfaqësojnë 81,71% të prodhimit gjithsej dhe varietetet e ullirit për tavolinë përfaqësojnë 18,29%. Prodhimi i agrumeve në vitin 2022 është 55.118 tonë.

Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve është shënuar në qarkun e Vlorës me 35.781 tonë ose 64,92% të prodhimit të agrumeve gjithsej. Mandarinat zënë 63,79% të prodhimit gjithsej të agrumeve në vend. Në vitin 2022, prodhimi i rrushit është 211.178 tonë, ky prodhim përfaqësohet nga rrushi i vreshtave me 60,78% dhe rrushi i pjergullave me 39,22%. /Monitor