zoom

Aktualitet

Shaip Kamberi rimerr mandatin, shqiptarët do të kenë sërish 1 deputet në parlamentin serb

Shqiptarët do të përfaqësohen sërish në Parlamentin e Serbisë me 1 deputet. Shaip Kamberi, drejtues i Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar, siguroi votat e nevojshme në zgjedhjet e përsëritura në qendrën 6 të Bujanocit.

Marrjen e mandatit e konfirmoi vetë Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook, ku falënderon gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për mbështetjen.

Kamberi falënderon po ashtu kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe faktorin politik në Kosovë, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun.

“Është nderim i veçantë që politika jonë e shprehur në parlamentin e Serbisë gëzon mbështetjen e hapur dhe të plotë nga Ju, si Kryetar i Qeverisë dhe si bartës i listës më të votuar në Republikën e Kosovës. Kjo përkrahje shpërfaq përkushtimin Tuaj dhe të Qeverisë që kryesoni për interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shtypur dhe të diskriminuar nga Republika e Serbisë”, – shkruan Kamberi

Duke theksuar se Lugina e Preshevës do të bashkëpunojë me Kosovën e Shqipërinë, Kamberi thotë se kjo është një nevojë kombëtare dhe europine.

Zgjedhjet në këtë qendër u përsëritën pasi politikanët shqiptarë të Luginës, nxorën në pah parregullsitë me listat e zgjedhësve për shkak të procesit të pasivizimit të adresave./Zoom.al