zoom

Aktualitet

SPAK shpall në kërkim vëllezërit Rama, nipat e “Mirit të Xhikes”. U sekuestrohen 10 vila e 2 apartamente në Palasë e Jalë dhe 30 llogari bankare

SPAK shpall në kërkim vëllezërit Rama, nipat e “Mirit të Xhikes”. U sekuestrohen 10 vila e 2 apartamente në Palasë e Jalë dhe 30 llogari bankare

SPAK ka lëshuar masa sigurie ‘arrest me burg’ për dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama, në kuadër të operacionit që po zhvillohet për goditjen e grupit të strukturuar kriminal që drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku.

Dy vëllezërit Rama janë nipat e “Mirit të Xhikes” ose Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Ata dyshohet se pastronin paratë e grupit kriminal.

Pasuritë e sekuestruara të Erjon dhe Adrian Ramës

7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjenduar në llogaritë e Erjon dhe Adrian Rama

9 llogari bankare të Erjon Ramës

21 llogari bankare të Ardian Ramës

Një pasuri në Sallmone, Shijak dhe 58 mln lekë për shitjen e saj në llogaritë e Ardian Ramës

Tre llogari të kompanisë Kryeon.83 të Adrian Ramës

2 vila në Rolling Hills të Ardian Ramës

Truall në Sarandë

3 vila dhe dy apartamente në Jalë

Kompania Kryon.83 me seli në Tiranë dhe Prishtinë

Fatmir Rama u ekzekutua së bashku me dy persona të tjerë teksa ndodhej në një nga tavolinat e e restorantit të katit të parë të kompleksit “Kartodrom 2000”, të ndodhur në periferi të qytetit të Tiranës dhe në afërsi të fshatit Lundër.

Rreth orës 20:00, dy persona të maskuar janë afruar me shpejtësi dhe pa rënë në sy në pjesën e jashtme të lokalit kanë filluar të qëllojnë me armë në drejtim të tavolinës ku ishin ulur personat e mësipërm.

Në këtë moment, dëshmitari Ylli Kelmendi ka qenë në këmbë i distancuar nga tavolina, ndërsa Julian Durishti, si punonjës i lokalit, ka qenë në afërsi të tavolinës ku ndodheshin viktimat. Si rezultat i breshërisë së plumbave kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Fatmir Rama dhe Julian Durishti dhe pak çaste më pas edhe Kristaq Cami, ndërsa Flamur Rrapaj është plagosur dhe ka humbur ndjenjat. I vetmi person i arrestuar për këtë ngjarje është Lavdrim tufa.

Postime të lidhura