zoom

Aktualitet

SPAK shkatërron bandën e drogës, trafikonte kanabis e heroinë nga Siria dhe Turqia (EMRAT)

Një operacion i përbashkët mes SPAK, autoriteteve italiane dhe ato të BE-së, Europol dhe Eurojust, shkatërroi një bandë droge, që trafikonte kanabis e heroinë nga Siria dhe Turqia.

Operacioni anti-drogë u shtr në disa qytete të vendit si dhe në Maqedoni të Veriut dhe Itali. Në total janë lëshuar 21 urdhër-arreste dhe janë ekzekutuar 20 prej tyre. Mes të arrestuarve është edhe polici i kufirit në Shkodër, Marash Gjoni i cili është korruptuar nga trafikantët e drogës.

Grupi kriminal, trafikonte drogë nga vende si Siria dhe Turqia drejt Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë dhe vendeve të tjersa të BE-së. Arrestimet e bëra lidhen me lëndë narkotike të sekuestruara më herët në operacione të mëparshme, konkretisht atë të vitit 2021 në Durrës ku u sekuestruan 30 kg kanabis në formë çokollate, ku u arrestua kreu i grupit kriminal Endrit Bakiu dhe Fadjon Çami. Gjatë të njëjtit vit, janë sekuestruar 15 kg heroinë në Kakavijë, 17 kg heroinë në Shkodër, 14 kg kokainë në Shkodër, 65 kg kanabis në Maqedoni të Veriut dhe 21 kg kokainë në Milano të Italisë.

Vlera e drogës së sekuestruar arrin deri në 2.7 milionë euro. Prokurori i SPAK, Vladimir Mara në një konferencë për shtyp dhe se lënda narkotike transportohej me furgonë nga Siria dhe Turqia. Trafikantët e kamuflonin drogën në vende ku edhe skanerat e kishin të vështirë t’i gjurmonin. Kanabisi në formë çokollate vinte nga Siria, heroina nga Turqia ndërsa kokaina nga Shqipëria shpërndahej drejt vendeve të tjera.

Personat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste:

Endrit Bakiu

Suko Pajo

Artur Sulaj.

Arian Tola

Fadjon Çami

Viron Lekaj

Artan Agalliu

Shpëtim Pjeshka

Jani Çavo

Kudret Rustemaj

Besnik Ruçi

Pirro Çapi

Jani Meçja

Edmond Kabashi

Tomi Hila

Leonard Nergjoni

Artin Kurti

Astrit Miska

Ervis Çvilo

Marash Gjoni

Sonila Sula (arrest shtëpie)