zoom

Politikë

SPAK konfiskon pasurinë e deputetit të PD-së

Gjykata e Posaçme i ka konfiskuar pasuritë deputetit demokrat Kasëm Mahutaj, duke i cilësuar ato si të pa justifikuara.

Kjo masë ka ndodhur pas hetimit pasuror të SPAK, mbi pasuritë e vëllait të deputetit, Gazmend Mahmutaj, i dënuar në vitin 1993 në Itali për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda numërohen 22 pasuri të konfiskuara ndaj tre vëllezërve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit. Mësohet se deputetit i janë konfiskuar dy apartamente, dy sipërfaqe trualli dhe 1 automjet.

Kujtojmë se Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin mbi burimin e të ardhurave Mahmutajt më 18 shkurt të vitit 2020.
Kasëm Mahmutaj rezulton i dënuar me 25 vite burg për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali. Operacioni Forca e Ligjit nisi më janar të vitit 2020, ku përgjatë një viti, OFL evidentoi rreth 1500 pasuri të dyshimta nga të cilat 523 u sekuestruan me vendim gjykate.