Aplikacion
Për Kokën gjykata rrëzoi akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe e dënoi atë për korrupsion. Ndërkohë SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencë, përkatësisht 10 vite për Kokën e 4 vite për Bllakon.
Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit ka marrë pafajësi, por mbahet në burg, pasi është dënuar për inceneratorin e Fierit. Më 25 shtator u dha vendimi për incneratorin e Fierit. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Alqi Bllako, do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg.
Verdikti për inceneratorin e Elbasanit:
-Lefter Koka, 8.6 vite, me gjykim të shkurtuar, 5.8
-Klodian Zoto, 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8
-Mirel Mertiti, 10 me vite, gjykim i shkurtuar 6.8
-Stela Gugallja, 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8
-Alqi Bllako shpallet i pafajshëm
-Pëllumb Abeshi, 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
-Bardhyl Cabiri, 2 vjet
-Jonida Zeqo, 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
-Serafin Papa, 1.4 burg