Aplikacion
Anglia ia doli të triumfojë në gjysmëfinalen e dytë të Euro 2024, përballë Holandës 2-1, duke siguruar biletën e finales së madhe, ku do të kërkojnë trofeun 3 vite pasi dështuan ta bëjnë diçka të tillë, në finalen e Webleyt, ndaj Italisë.
Të djelën e 14 Korrikut, në finale ata gjejnë Spanjën, skuadrën që ka bindur më së shumti në këtë evropian, por në finale janë 90 minuta ku gjithçka mund të ndodh ndaj Anglia do të tentojë shanset e veta.
Pas përfundimit të takimit, ishte një Gareth Southgate, shumë i lumtur për arritjen e finales së dytë rradhazi me Anglinë e tij.
“Luajtëm vërtetë shumë mirë, ishte një ndeshje shumë e komplikuar, në të cilën na u desh të ndryshonin skemë herë pas here për t’u mbrojtur më mirë. Jo vetëm lojtarët që erdhën nga stoli por të gjithë futbollistët janë gjithmonë të gatshëm sa herë thirren për të dhënë kontributin e tyre në fushë. Jam i lumtur për Watkins, që e shfrytëzoi në maksimum momentin e tij. Ndaj Spanjës do të jetë një finale speciale”, përfundoi tekniku i “Tre Luanëve”, Southgate.
I zhgënjyer Ronald Koeman, me teknikun holandez i cili e komentoi kështu humbjen ndaj Anglisë: “Anglia na vuri në vështirësi sidomos gjatë pjesës së parë, sidomos në repartin e mesit të fushës vuajtëm shumë, nuk kontrolluam si duhet Foden dhe Bellingam.
Ndjesia ime ishte që në 20-25 minutat e fundit ishim më të freskët fizikisht, por u ndëshkuam nga një gol në fund. Ky është futbolli. Nuk më ngelet gjë tjetër vetëm t’ju them se jam krenar për këta djem dhe për gjithë rrugëtimin e skuadrës tonë në këtë evropian”, theksoi tekniku Koeman.
Të dëshpëruar ishin holandezët në përfundim të ndeshjes, për humbjen e mundësisë për të mbërritur në finale. Goli i realizuar në fund të sfidës nga Watkins, i’a “preu” ëndrrën në mes “tulipanëve”. Edhe mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, nuk e fshehu mërzinë pas eleminimit:
“Të vjen vërtet shumë keq të mundesh në këtë mënyrë. Dhamë gjithçka në këtë ndeshje, por në fund dolëm “duarbosh”. Të ndëshkohesh me një gol të tillë në minutat e fundit të ndeshjes, është me të vërtet e rëndë”, theksoi Van Dijk. /ZOOM.AL/
“Rama i shqetësuar për rezolutën e PPE”, Bylykbashi tregon çfarë i shkroi kryeministri shqiptar