zoom

Slider

Sot luhen ndeshjet e para play-off, vëmendja tek Italia dhe Maqedonia

Sot luhet ndeshja e parë e eleminatoreve për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Një ndeshje e vetme, ku fituesja do të shortohet përballë njërës prej Portugali ose Turqi, ndaj gabimet nuk tolerohen nga të dyja palët.

Italia vjen me ide të qarta dhe ndryshe nga Maqedonia përballet me më pak mungesa ndaj do të shfrytëzoj sfidën në maksimum për të kapur trenin e Kupës së Botës, edhe pse gjërat nuk pretendohen të jenë aq të lehta për sa kohë maqedonasit në anën tjetër do të tentojnë gjithçka për gjithçka për t’i surprizuar vendasit për të njëjtën ëndërr.

Dyshimet e Mancinit.

Trajneri i ka pothuajse të gjithë në dispozicion, me përjashtim të Di Lorenzos, Pellegrinit dhe Toloit. Bonucci nuk mundi të përfundonte dot stërvitjen, ndërsa Chiellini nuk është në 100% e formës, ndaj Mancinit i duhet të formojë një mbrojtje të sigurt në prapavijë.

Në qendër, Francesco Acerbi është në balotazh me Gianluca Mancini, por më i favorizuar duket mbrojtësi i Lazios i cili ka eksperiencën që i nevojitet trajnerit Mancini dhe mund të bëj mirë bashkë me Alessandro Bastoni.

Në krahë nuk ka shumë dyshime, me Florenzi në të djathtë dhe Palmieri në të majtë.

Për Maqedoninë, mungesat janë të shumta, por kjo nuk i ndalojnë që të shpresojnë për të arritur diçka në këto eleminatore, me ëndrrën Katar që ende nuk është shuar plotësisht. Pritet të mungojë Eljif Elmas i pezulluar, ndërsa Jahovic është jashtë për shkak të dëmtimit.

Vendin e mesfushorit të Napolit mund ta marrë Ademi i Dinamo Zagrebit, favorit për një fanellë titullari. Ndërsa në sulm, Trajkovski pritet të jetë në qendër të sulmit, bashkë me dyshen Ristovski dhe Churlinov.

Formacionet e mundshme:

Italia (4-3-3): Donnarumma, Florenzi, Bastoni, Acerbi, Emerson, Barella, Jorginho, Verrati, Berardi, Immobile dhe Insigne. Trajner. R.Mancini.

Maqedonia e Veriut (4-3-3): Dimitrevski, Ristovksi, Velkovski, Musliu, Alioski, Bardhi, Spirovski, Ademi, Churlinov, Ristovksi, Trajkovski. Trajner. B. Milevski.

/zoom.al