zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali/ 36-vjeçari shqiptar përplas gruan shtatzënë dhe arratiset

Një aksident i rëndë u shënua në Italinë fqinje, ku një 36-vjeçar shqiptar përplasi një grua shtatzënë.

Ai po udhëtonte me makinë në Via Roma, kur për shkaqe ende të pazbardhura, aksidentoi një 26-vjeçare shtatzënë.

Pas aksidentit, shqiptari u arratis nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të plagosur të renë.

Autoritetet italiane janë vënë në kërkim të 36-vjeçarit.