zoom

Lajme

Sot dy çerekfinalet e tjera të EURO 2024, Zvicra dhe Turqia për historinë. Reagimet e pritshmëritë

Sot luhen dy çerekfinalet e fundit të EURO 2024, Holandë-Turqi dhe Angli-Zvicër, që do nxjerrin gjysmëfinalistin tjetër të kompeticionit, pas atij Francë-Spanjë.

Numri një i pankinës së Zvicrës, Murat Yakin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në prag të ndeshjes me Anglinë.

“Nuk e dimë se çfarë po përgatit Anglia për ne, por kemi shumë cilësi, jemi në formë dhe të sigurt. Tashmë kemi treguar se mund të krijojmë probleme për të mëdhenjtë, si kundër kampionëve në fuqi ‘Italia’ dhe ‘mikpritësve’ të Gjermanisë: do të jetë njësoj ndaj Anglisë”.

“Po e shijojmë këtë moment, jemi të lumtur dhe punojmë së bashku drejt të njëjtit qëllim. Po sikur të jetë ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime? Tashmë më kanë kërkuar këtë tri herë, shpresoj të më pyesni edhe dy herë përpara se të largoheni nga Gjermania”.

Kurse Hakan Çalhanoglu, lojtari  i Turqisë, foli në prag të ndeshjes me Holandën në Europian.

“Shpresojmë të marrim një fitore tjetër. Kjo është ëndrra jonë më e madhe. Ne gjithmonë flasim për atë që besojmë. Nuk ka asgjë që nuk mund të arrijmë. Asgjë nuk është e pamundur. Në fakt, para ndeshjes me Austrinë, ne kemi thënë se donim të arrinim çerekfinalet dhe bëmë”.

Montella? Kam punuar me trajnerin tonë në Milano ndaj e njoh shumë mirë. Ai është një trajner që është i hapur ndaj gjithçkaje. U gëzova shumë kur u bë trajner i kombëtares. E dija që do të na ndihmonte shumë në aspektin taktik dhe e treguam në fushë”, tha ai. /ZOOM.AL/