Aplikacion
Sytë dhe zemrat e miliona shqiptarëve kudo në botë janë sot të fokusuar te përfaqësuesja kuqezi, me djemtë e Silvinjo që kanë një takim me historinë, pasi jemi ende në lojë, shpresojmë dhe besojmë se ndaj Spanjës mund të vëmë në jetë një mrekulli.
E sigurt është se në Dyseldorf do të jenë të pranishëm afro 35 mijë tifozë kuqezi. Shqipëria do të zhvillojë në orën 21:00 ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, në pritje edhe të rezultatit në takimin tjetër Itali-Kroaci, pasi luhen në të njëjtën orë.
Atmosfera kuqezi raportohet se është në maksimumin e saj. Në orët e para të mëngjesit ka parë lëvizje të tifozëve shqiptarë. Pritet një numër i madh i shqiptarëve në Dyseldorf. Sot, sa i përket ndarjes së tifozerive, ata spanjollë, nuk do ta kalojnë 12 mijë tifozëve.
Stadiumi mban 47 mijë vende, ndërkohë që rreth 35-37 mijë do të jenë tifozë shqiptarë. Pritet që të ketë një tjetër pushtim të këtij qyteti nga shqiptarët edhe në fun-zone përreth, ata që s’kanë bileta. Shqipërisë i duhen 3 pikë për kualifikim si e dyta automatikisht dhe e treta me shumë shanse për shkak të kuotës së pikëve, gjendjes së grupeve të tjera dhe golavarazhit. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë