zoom

Bota

Soros paralajmëron amerikanët kundër investimeve në prona në Kinë

Sipas Sorosit, Kina po përballet me një krizë ekonomike pas përfundimit me zhurmë vitin e kaluar të bumit të pasurive të paluajtshme.

“Kina po përballet me një krizë ekonomike të përqendruar në tregun e pasurive të paluajtshme, i cili ka qenë motori kryesor i rritjes që kur Xi Jinping erdhi në pushtet në 2013.

Modeli mbi të cilin bazohet bumi i pasurive të paluajtshme është i paqëndrueshëm. Njerëzit që blejnë apartamente duhet të fillojnë të paguajnë për to edhe para se të ndërtohen. Pra, sistemi është ndërtuar me kredi. Pushtetet vendore nxjerrin shumicën e të ardhurave të tyre nga shitja e tokës me çmime gjithnjë në rritje.”– tha ai.

Siç shkruan CNN, Soros e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi në Institutin Hoover të Universitetit të Stanfordit të hënën e 31 Janarit.

Ai tha se presidenti kinez Xi Jinping mund të mos jetë në gjendje të rivendosë besimin në industrinë e trazuar, e cila është goditur nga një sërë dështimesh nga zhvilluesit dhe rënia e çmimeve për tokën dhe apartamentet.

Sipas Soros, bumi i pasurive të paluajtshme në Kinë u bazua në një model të paqëndrueshëm që përfitoi nga qeveritë lokale dhe inkurajoi njerëzit të investonin pjesën më të madhe të kursimeve të tyre në prona. Ai përmend shembullin e Evergrande, e cila po e ka të vështirë të paguajë borxhet e saj përballë politikave të qeverisë të dizajnuara për të frenuar bumin.

“Mbetet për t’u parë se si autoritetet do ta trajtojnë krizën.”– tha Soros, gjatë një paneli diskutimi rreth zhvillimeve në Kinë dhe si duhet të përgjigjen Shtetet e Bashkuara. “Ata mund ta kenë shtyrë trajtimin për një kohë të gjatë, sepse besimi i njerëzve tani është lëkundur.”

Soros në vitet e fundit është munduar të shfaqet si një kritik i presidentit Xi dhe Partisë Komuniste në pushtet të Kinës. Ai tha në shtator se menaxheri i aseteve “BlackRock” po bënte një “gabim tragjik” duke bërë më shumë biznes në Kinë. Ai ka kritikuar Pekinin për politikat e veta të mbikëqyrjes duke i konsideruar një goditje ndaj biznesit privat.