Aplikacion
Sondazhi u krye në emër të Qendrës së Institutit Ndërkombëtar Republikan për Vështrime në Hulumtimet e Anketave nga IPSOS me 1200 të intervistuar.
Të dhënat u mblodhën midis 02 shkurt 2024 dhe 05 mars 2024 përmes intervistave ballë për ballë me të anketuarit në shtëpitë e tyre në Shqipëri, Kosovë, Bosnje – Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Serbi e Mali i Zi.
Në Shqipëri, në pyetjet për liderët politikë, të imtervistuarit dhanë përshtypje mikse, por shumica e tyre shohin kryeministrin dhe qeverinë e tij si institucionin më të korruptuar, ndërsa Metën e Bashën si dy politikanët më pak të pëlqyer, pasuar nga Berisha në opozitë e Veliaj në mazhorancë.
Ajo që bie në sy është edhe fakti që Lulzim Basha figuron vetëm në një nga indikatorët, çka do të thotë se në indikatorët e tjerë ai nuk ka arritur të konsiderohet as nga 2 % e të intervistuarve, siç mëson Zoom.al.
Pyetjes “A keni një opinion shumë të pakënaqshëm, disi të pakënaqshën, disi të kënaqshëm ose shumë të kënaqshëm për udhëheqësit politikë kombëtarë të mëposhtëm apo nuk keni dëgjuar fare për të” -shqiptarët i janë përgjigjur si më poshtë.
Rama 43% shumë i pakënaqur/disi i pakënaqur
Veliaj 52% shumë i pakënaqur/disi i pakënaqur
Shehaj 43% shumë i pakënaqur/disi i pakënaqur
Këllici 58% shumë i pakënaqur/disi i pakënaqur
Berisha 75% shumë i pakënaqur/disi i pakënaqur
Bardhi 62% shumë i pakënaqur/disi i pakënaqur
Basha 82% shumë i pakënaqur/disi i pakënaqur
Meta 85% shumë i pakënaqur/disi i pakënaqur
Për pyetjen,“Kë politikan apo person publik besoni më së shumti” përgjigjet janë këto.
Rama 14% (1% i dytë)
Berisha 4% (1% i dytë)
Lapaj 3% (1% i dytë)
Balla 1% (2% i dytë)
Veliaj 1% (1% i dytë)
Tjetër 10% (7% i dytë)
Asnjë 62%
Për pyetjen “Cili nga autoritetet ose grupet e tjera është më i korruptuari”, Rama dhe qeveria e tij mbajnë vendin e parë.
Kryeministri dhe Kabineti 24%
Funksionarët publikë* 19%
Degët e gjyqësorit 11%
Partitë politike dhe udhëheqja e partive, udhëheqësit e biznesit, ose oligarkët 5%
Parlamenti 5%
Zyrtarët lokalë 4%
Të gjithë janë të korruptuar 15%
*Funksionarë publikë si mjekë, mësues dhe policë
Për kërkesën “Ju lutem na tregoni se secili nga entitetet e mëposhtme mendoni se ka një dëshirë dhe vullnet të sinqertë për të luftuar korrupsionin në vendin tonë ose jo”, të dhënat janë këto.
Kryeministri 48% Po 50% Jo 35% Nuk e di
Presidenti 40% Po 50% Jo 11% Nuk e di
Gjyqësoria 38% Po 57% Jo 5% Nuk e di
Parlamenti 30% Po 66% Jo 4% Nuk e di
Zoom.al do të publikojë edhe të dhëna të tjera të këtij sondazhi, të cilat, nga një vështrim i përgjithshëm tregojnë se shqiptarët mendojnë se vendi nuk po ecën në drejtimin e duhur dhe se ekonomia është shqetësimi i tyre kryesor./ Zoom.al