Aplikacion
Edhe për çështjet e emigracionit, tradicionalisht një pikë e fortë për konservatorët, votuesit me shumë i besojnë opozitës laburiste. Konservatorët janë praktikisht në opinion e britanikeve në parti e lodhur, e përçarë e padisiplinuar, ku edhe sikur ekonomia të përmirësohet sërish nuk do përballojnë dot një opozite laburistë të detoksifikuar.
Ne terma futbolli, konservatoret janë si një ekipi që është në disavantazh të tre autogolave, në minutat e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, edhe pse Boris Johnson thotë se asnjëherë topi nuk e kaloi vijën, dhe futja e Rishi Sunak, si kryeministër, si rezervë, jep rreze shprese për ndryshim rezultati vetëm në minutat shtesë të mbetura.
Qartazi shumë pak britanikë kanë besim se qeveria e re do ketë sukses me sfidat e reja, si stabiliteti financiar, kontrolli i inflacionit apo në suksesin e Brexit, pa folur pastaj për krizën e kalimeve ilegale me gomone në La Mansh apo për listat e pritjeve në spitalet britanike.
Ledjona ngacmon Beniadën, e pyet kur ka bërë seks për herë të fundit. Si u përgjigj modelja