zoom

Aktualitet

Sokol Hoxha u prangos në SHBA, Policia: Vrau dy vëllezër dhe gruan që shfrytëzoi për pr*stitucion! Në Shqipëri i dënuar me 25 vite, në Belgjikë me burg përjetë!

Sokol Hoxha u prangos në SHBA, Policia: Vrau dy vëllezër dhe gruan që shfrytëzoi për pr*stitucion! Në Shqipëri i dënuar me 25 vite, në Belgjikë me burg përjetë!

Policia e Shtetit ka publikuar detaje lidhur me arrestimin në SHBA të Sokol Hoxha, i cili prej vitit 1997 ishte në kërkim për tre vrasje të ndodhura në Shqipëri dhe Belgjikë.

51-vjeçari, i lindur në Fier, u arrestua në Ohio, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Globi”, i realizuar në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe europiane.

Sipas Policisë, Sokol Hoxha është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg nga Gjykata e Fierit për vrasjen e dy vëllezërve me iniciale H. B. dhe I. B., ngjarje e ndodhur më 30 mars 1997.

Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se, në bashkëpunim me një person tjetër, i ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta.

Po ashtu, në vitin 2010, Gjykata e Brukselit e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen me armë zjarri të një shtetaseje shqiptare në Belgjikë, më 29 gusht 1997. Sipas autoriteteve, viktima ishte shfrytëzuar më herët nga 51-vjeçari për prostitucion.

Policia e Shtetit bëri me dije se vijon bashkëpunimi me autoritetet amerikane për ekstradimin e Sokol Hoxha drejt Shqipërisë.